English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

EULEX-i fillon me projektin e fushatës 'Duam drejtësi'

8 maj 2013

Këtë verë, punonjësit e EULEX-it do t'i vizitojnë qytetet e Kosovës për t'u takuar me persona dhe për të biseduar lidhur me sundimin e ligjit dhe aktiviteteve të EULEX-it. Ky turne është vazhdimësi e vizitave javore të EULEX-it nëpër shkolla, ku prokurorët, gjyqtarët dhe policia e EULEX-it kanë biseduar me nxënësit rreth punës së tyre.

Francoise Lambert, udhëheqësja e Zyrës për Shtyp të EULEX-it, shpjegon se EULEX-i dëshiron të angazhohet më shumë me të rinjtë në Kosovë dhe të dëgjojë nga ta lidhur me ëndrrat dhe brengat e tyre për të ardhmen e Kosovës. "Shumica e popullsisë së Kosovës është e re dhe e orientuar nga e ardhmja, ku kjo e ardhme varet shumë prej mundësisë së Kosovës për të përparuar në fushën e sundimit të ligjit, si parakusht për zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe integrimin evropian. Si mision i BE-së për sundimin e ligjit, ne dëshirojmë t'i tregojmë rinisë kosovare që ne jemi partner për sjelljen e këtyre zhvillimeve pozitive në Kosovë", tha Lambert.

Ky turne nëpër Kosovë do të bëhet me një furgon të EULEX-it i cili do ta bartë sloganin 'Duam drejtësi', për t'i shprehur aspiratat e shumë të rinjve në Kosovë, për çka EULEX-i mund të ndihmojë.

Turneu i fushatës së EULEX-it do të fillojë më 9 maj, ku EULEX-i do të jetë i pranishëm në rrugën Nëna Terezë (Prishtinë) si pjesë e shënimit të ditës së BE-së. Shefi i Misionit EULEX Bernd Borchardt do të jetë i pranishëm në stendën e EULEX-it nga ora 11.00.

Për më shumë informata, mund ta kontaktoni Zyrën për Shtyp të EULEX-it.