English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Katër vite burgim për E.K.

13 maj 2013

E.K., i cili ishte ndjekur penalisht nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas, u shpall fajtor për tentim vrasje dhe u dënua me katër vite burgim nga një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë kosovarë në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

E.K. fillimisht u akuzua nga prokuroria për tentim vrasje të rëndë të kryer në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 2010 kundër E.H.. Gjatë gjykimit, E.K. u deklarua fajtor për akuzën e ndryshuar për tentim vrasje.

E.K. fillimisht u arrestua nga Policia e Kosovës në bazë të Njoftimit të Kuq të Interpolit dhe pastaj u lirua. Policia e EULEX-it e arrestoi atë përsëri në bazë të një hetimi të nisur nga një ekip i përzier i prokurorëve të EULEX-it dhe atyre vendas në bazë të ligjeve të aplikueshme në Kosovë dhe në bazë të informatave të pranuara nga Bosnja e Hercegovina.