|
24 maj 2013
Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës të mërkurën (22 maj 2013) shpalli vendimin në rastin e A.M.. Gjykata shpalli A.M. fajtor për vrasje, sipas Nenit 146 të Kodit të vjetër Penal të Kosovës, dhe e dënoi atë me 11 vjet burgim.
Gjykata gjeti se më 6 janar 2012, A.M. theri për vdekje një mashkull 23 vjeçar në Mitrovicë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i Ekipit Mobil të EULEX-it.