English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Gjykata e Apelit urdhëron masën e paraburgimit kundër shtatë të dyshuarve

01 qershor 2013

Trupi gjykues i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë duke e zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit kundër shtatë të dyshuarve të cilët janë duke u hetuar për krime të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues e ka pranuar ankesën e prokurorit special dhe i ka refuzuar ankesat e avokatëve mbrojtës, duke e lejuar kërkesën e prokurorit special për paraburgimin e të shtatë të dyshuarve.

Arsyeja kryesore për urdhërimin e paraburgimit ishte rreziku nga pengimi i procedurave penale nëpërmjet ndikimit të dëshmitarëve. Gjykata e Apelit erdhi në përfundim se duke marrë parasysh rrethanat specifike, vetëm paraburgimi mund të mbrojë në mënyrë të mjaftueshme nga rreziku i manipulimit me dëshmi.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës.