English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Arrestohet një i dyshuar për përdhunim si krim i luftës

4 qershor 2013

Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (WCIU) sot ka arrestuar një person i cili akuzohet për krim të luftës kundër popullatës civile sepse pretendohet që ai e kishte përdhunuar një shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë.

Arrestimi ishte urdhëruar nga një gjykatës i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror special i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).