English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

S.L. dhe të tjerët lirohen prej të gjitha akuzave (rasti BIRN)

05 qershor 2013

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe gjyqtarëve kosovarë i liroi të pesë të pandehurit në rastin BIRN, pasi që u vërtetua se aktet për të cilat ata akuzoheshin nuk përbëjnë vepra penale. Në aktakuzë, S.L., R.H., A.A., R.H. dhe Q.M., akuzoheshin për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të banorëve të Kosovës dhe për veprën penale të kërcënimeve.

Rasti ka të bëjë me një fushatë të pretenduar të kërcënimeve kundër gazetares J.Xh. dhe një punonjëse të saj në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) prej anës së gazetës Infopress në qershor të vitit 2009 pas transmetimit të një programi televiziv (të drejtuar nga J.Xh.) që gjoja e kishte kritikuar kryetarin e Skenderajt dhe rajonin e Drenicës.

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).