English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Grupi i Llapit shpallet fajtor për krime lufte

7 qershor 2013

Një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës i shpalli fajtorë të tre të pandehurit e 'Grupit të Llapit' për krime të luftës kundër popullatës civile. Të tre të pandehurit në këtë rast akuzoheshin për urdhërimin dhe marrjen pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës të cilët gjatë periudhës 1998/1999 ishin ndaluar në mënyrë të kundërligjshme në qendrën e ndalimit në Llapashticë.

Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim:

  • L.G., 6 vite burgim
  • N.M., 3 vite burgim
  • Rr.M., 4 vite burgim

Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror special i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).