English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Aktgjykimi lidhur me një rast të vrasjes së dyfishtë

7 qershor 2013

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës shpallën një vendim më 5 qershor 2013 për rastin Goxhuli dhe të tjerët, për vrasjen e I.I. dhe M.I., për tentim vrasje të rëndë të B.I. dhe për tentim vrasje të A.G..

S.G. u shpall fajtor lidhur me akuzat për vrasje të rëndë të I.I. dhe M.I. dhe për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve. Gjykata e liroi atë nga akuza për tentim vrasje të rëndë të B.I.. Ai u dënua me një dënim të përgjithshëm prej katërmbëdhjetë vjet e gjysmë burgim.

A.G. u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të pronësisë, kontrollit, posedimit ose shfrytëzimit të paautorizuar të armëve, ndërsa gjykata e liroi atë nga akuzat për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë. A.G. u dënua me një vjet burgim.

Gjykata e shpalli A.G. fajtor për të gjitha akuzat: vrasje të rëndë të I.I. dhe M.I., tentim vrasje të rëndë të B.I. dhe për pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve. A.G. u dënua me një dënim të përgjithshëm prej njëzet vjet burgim.

I pandehuri B.I. u shpall i pafajshëm dhe kështu u shfajësua nga kryerja e veprës penale të tentim vrasjes së A.G..

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Mitrovica.

Ky ishte rigjykim i bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit të dhënë më 25 mars 2013.