|
18 qershor 2013
VIDEO | ||
Shkarko videon: 16:9 Format | 4:3 Format Shkarko deklaraten e Prokuroti (Video): 16:9 Format | 4:3 Format |
Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it dhe vendas në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i ka shpallur fajtor tre persona në të ashtuquajturin rasti i Ministrisë së Shëndetësisë.
I.T. u shpall fajtor për veprën penale të nxitjes së falsifikimit të dokumenteve zyrtare në bashkëkryerje dhe për shmangie të tatimit. Ai u lirua nga akuzat e tjera. I.T. u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 18 muajsh dhe gjobë prej 1000 euro. Atij i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik për 3 vjet. Arresti shtëpiak i I.T. ka përfunduar ndërsa pritet nxjerrja e një vendimi të ri.
A.P. u shpallur fajtore për dy pika të aktakuzës për falsifikimin e dokumenteve, njërën prej tyre në bashkëkryerje. Pajaziti u dënua me një dënim të përgjithshëm prej 8 muajsh me kusht për një periudhë prej 2 vjet. Asaj i ndalohet ushtrimi i funksioneve në në administratën publike apo shërbimin publik për 2 vjet.
H.F. u shpall fajtor për dy pika të aktakuzës për marrje të mitos ndërsa është liruar nga pikat e tjera të akuzës. Fejza ka marrë një dënim të përgjithshëm me burgim prej 8 muajsh. Të pandehurit i ndalohet ushtrimi i funksioneve në administratën publike apo shërbimin publik për 3 vjet.
B.B., I.H., Z.K. dhe B.F. janë liruar nga të gjitha akuzat.
Rasti ishte ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).