English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

EULEX: Plani operativ i PK-së për Vidovdanin zbatohet me korrektësi

28 qershor 2013

Dyzet e nëntë zyrtarë të Policisë së EULEX-it monitoruan planin operativ të Policisë së Kosovës (PK) gjatë Vidovdanit. Bazuar në vlerësimin preliminar nga tereni, Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur mirë për këtë operacion dhe ka vepruar në mënyrë profesionale për të garantuar rendin dhe sigurinë publike për njerëzit që morën pjesë në festë.

Edhe pse është për të ardhur keq se së paku një incident i konfirmuar ka ndodhur në të cilin një person është lënduar lehtë, reagimi i PK-së ka qenë adekuat. PK-ja ka nisur një hetim lidhur me këtë incident, i cili po monitorohet nga Policia e EULEX-it. Zyrtarët e Policisë së EULEX-it të cilët gjendeshin afër vendit ku ndodhi incidenti ofruan ndihmën e parë për viktimën.