|
28 qershor 2013
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, në një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it dhe të Kosovës, i liroi nga akuza pesë të pandehur në rastin e ashtuquajtur PTK. B.D., Sh.D., I.B., Sh.H. dhe R.Gj. u liruan nga të gjitha akuzat e ngritura kundër tyre.
Të pandehurit akuzoheshin në aktakuzë për disa vepra, përfshirë: lidhje e kontratave të dëmshme, falsifikim i dokumenteve si rast i veçantë dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare. Gjykata i liroi të pesë të pandehurit sepse nuk u vërtetua që ata i kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).