|
3 korrik 2013
Sot, në seancën e parë për rastin Bllaca në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, i pandehuri N.B. e pranoi fajësinë për vrasje të rëndë. Gjykatësi kryesues i EULEX-it vendosi që ta pranojë fajësinë e paraqitur nga i pandehuri. Seanca për përcaktimin e dënimit është caktuar për datën 15 korrik 2013.
Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).