|
29 korrik 2013
Si kundërpërgjigje e dukshme ndaj arrestimeve të bëra sot pasdite nga EULEX-i në pjesën veriore të Kosovës, një veturë e EULEX-it në patrullim të rregullt është ndaluar në Zveçan nga një grup i demonstruesve. Kur policët e EULEX-it provuan të bisedojnë me protestuesit, ata u gjuajtën me gurë. Dy policë të EULEX-it u lënduan ndërsa vetura e misionit është dëmtuar rëndë. Duke vepruar në vetëmbrojtje, njëri nga policët e EULEX-it ka qëlluar në ajër me një të shtënë paralajmëruese. EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt të dhunës. Derisa EULEX-i e përkrah të drejtën për të demonstruar në mënyrë të qetë, ne i bëjmë thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe t'i hapin rrugë sundimit të ligjit që ta kryejë punën e vet.