English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

EULEX- i arrestoi dy persona

29 korrik 2013

Sot pasdite EULEX-i, si pjesë e një hetimi kriminal në vijim e sipër, e zhvilloi një operacion për ta ekzaminuar një veturë që dyshohet se ka qenë i përfshirë në një tentim vrasje të shumëfishtë në Mitrovicë vitin e kaluar. Kjo veturë paraqitej si provë e mundshme për këtë rast. Të pranishëm gjatë këtij operacioni për konfiskimin e veturës si provë të mundshme ishin pronari i saj dhe një person tjetër. Një person kishte armë me vete dhe u përpoq të ikte nga vendi i ngjarjes.

Ne dëshirojmë të theksojmë se ky aksion u ndërmor si pjesë e hetimeve kriminale kundër personave që ngarkohen me akuza të rënda dhe jo kundër ndonjë grupi etnik.