English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Më shumë këshilltarë policor të EULEX-it në veri

30 korrik 2013

EULEX-i është duke dislokuar nga Prishtina në Mitrovicë këshilltarë të lartë policore me përvojë të gjatë, duke shtuar numrin e përgjithshëm në 23. Këshilltarët policor shtesë do ta mbështesin Ekipin Policor të Komandës Rajonale në veri të Kosovës, dhe në veçanti ushtruesin e detyrës të Komandantit Rajonal, Nenad Gjuriç. Ata do të plotësojnë mbështetjen e vazhdueshme të Mentorimit, Monitorimit dhe Këshillimit të Policinë e Kosovës -së në veri.

Ekipi Komandues Rajonal u krijua si rezultat i marrëveshjes së Dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në prill 2013.Rilokimi do të ndihmojë për të siguruar që EULEX-i ofron një Monitorim, Mentorim dhe Këshillim (MMA) të qëndrueshme dhe të përbashkët, e që nënkupton qasje në të gjitha nivelet brenda strukturës komanduese PK-së. Kjo do t'i sigurojë Ekipit Rajonal Komandues dhe komandanti të tij një fillimin më të mirë të mundshme në operacionet në pjesën veriore të Kosovës. EULEX-i do të bëjë një përpjekje të veçantë për të mbështetur zbatimin e Dialogut Prishtinë-Beograd, dhe ne do të vëmë theks të veçantë në ndërtimin e kapaciteteve për të përmirësuar punën e policisë në veri. EULEX gjithashtu synon t'i dhurojë pajisje Ekipit Komandues Rajonal të ri, kryesisht ne formën e automjeteve.

Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Borchardt shpjegoi se vendimi i tij për të dërguar këshilltarë shtesë në veri është bërë për shkak të sfidave të veçanta që ekzistojnë për një polici më të suksesshme në veri, sidomos duke pasur parasysh situatën e ditëve të fundit. "Ne duke e ditur se është një ekip i ri i policisë në veri dhe siç kemi bërë me Komandantët të tjerë Rajonal, ne jemi duke ofruar ekspertizën dhe mbështetjen tonë kështu që ai të jetë në gjendje të kryej punën në standardet më të larta të mundshme policore", thotë Berndt Borchardt.