English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Vazhdohet paraburgimi për dy muaj

23 gusht 2013

Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e ka aprovuar kërkesën e prokurorit për ta vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin për shtatë të pandehurit në një rast të krimeve të luftës. Gjyqtari e refuzoi kërkesën për ndërprerjen e paraburgimit të parashtruar nga avokati mbrojtës i njërit prej të pandehurve.

Të pandehurve S.J., A.Z., S.L., H.Th., J.D., Z.D., dhe S.S. u është vazhduar paraburgimi deri më 23 tetor 2013.

Gjyqtari i procedurës paraprake e ka shqyrtuar kërkesën e prokurorit, parashtresën e të pandehurve dhe shkresat e lëndës, dhe ka vlerësuar se prej kohës kur është zbatuar masa e arrestit shtëpiak më 24 maj 2013, si dhe më vonë kur është caktuar paraburgimi nga Gjykata e Apelit më 31 maj 2013 i cili është vazhduar më 23 qershor 2013, nuk kanë ndryshuar rrethanat e caktuara të cilat i përbëjnë kushtet për caktimin e kësaj mase.

Të pandehurit dyshohet se e kanë kryer në bashkë-kryerje veprën penale Krime të Luftës kundër Popullatës Civile në disa pika të saj.

Rasti është duke u hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).