English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Zgjatet paraburgimi për Z.V.

29 gusht 2013

Gjyqtari i EULEX-it në procedure paraprake në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka zgjatur paraburgimin për Z.V. edhe për një muaj. Paraburgimi është zgjatur deri më 29 shtator 2013. Z.V. dyshohet për disa vepra penale (vrasje e rëndë në tentative; posedim, kontroll dhe përdorim i paautorizuar i armës; posedim, kontroll i paautorizuar i armës; vjedhje e rëndë; pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mashtrim), por gjyqtari në procedure paraprake ka gjetur dyshim të bazuar në vetëm në një nga këto pika, atë të posedimit dhe kontrollit të paligjshëm të armës.

Gjyqtari konsideron që rreziku për ikje është ende i pranishëm.