|
30 gusht 2013
Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur shërben për ngritjen e sensibilizimit të autoriteteve, të mediave dhe të qytetarëve në përgjithësi rreth vështirësive lidhur me personat e pagjetur dhe familjet e tyre në mbarë botën. Kjo është një çështje e rëndësishme e cila i prekë me mijëra familje në Kosovë, dhe është e një rëndësie themelore për EULEX-in.
VIDEO | ||
Shkarko videon: Formati 16:9 Format | Formati 4:3 |
EULEX-i kontribuon kërkimit të Kosovës për personat e pagjetur përmes një ekipi të ekspertëve të mjekësisë ligjore. Ai ekip e mbështetë Departamentin e mjekësisë ligjore në Ministrinë e Drejtësisë në përpjekjet e tij intensive për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur. Ne jemi duke punuar për së afërmi me shoqatat e familjarëve, me familjet individuale dhe me disa palë të tjera të interesit, jo vetëm për shkak se neve na nevojitet bashkëpunimi i tyre në këtë proces të vështirë të kërkimit të personave të pagjetur, por edhe për shkak se ne fuqishëm besojmë në të drejtën e të afërmve të personave të pagjetur për t'u informuar në çdo kohë rreth gjendjes së rasteve të tyre.
Me mbështetjen e EULEX-it që nga dhjetori i vitit 2008, familjeve të 340 personave iu është mundësuar më në fund që t'i kenë mbetjet mortore të më të dashurve të tyre. Këtë vit deri më tani i kemi kryer 46 operacione në terren në mbarë Kosovën në kërkim të mbetjeve mortore. Janë gjetur mbetjet mortore të 43 personave. Brenda vitit të ardhshëm, është paraparë që të ketë asistencë shtesë të BE-së brenda Departamentit të mjekësisë ligjore, e cila do t'i fuqizojë dhe modernizojë më tej aftësitë e Departamentit përmes furnizimit me pajisje, trajnimeve teknike dhe mentorimit afatgjatë.
Edhe 1726 persona ende janë të pagjetur. Edhe pse mund të ndodhë që të mos gjinden të gjithë, ne vazhdojnë me përpjekjet tona të skajshme për përcaktimin e fatit të sa më shumë personave që është e mundur, dhe për t'i dhënë asistencë gjyqësorit lidhur me hetimet penale që ai i zhvillon.