English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Të pandehurit e rastit Kleçka lirohen nga arresti shtëpiak

03 shtator 2013

Një gjyqtar i EULEX-it nga Gjykata Themelore në Prishtinë e ndërpreu masën e arrestit shtëpiak për dhjetë të pandehurit e rastit Kleçka.

Për të pandehurit është urdhëruar masa e paraqitjes në stacion policor dy herë në javë. Veç kësaj, të pandehurve nuk u lejohet ta lëshojnë Kosovën deri në urdhrin e radhës nga gjyqtari kryesues.