|
11 shtator 2013
Sot në mëngjes, me urdhër të një prokurori të EULEX-it nga Ekipi Mobil, në Ferizaj u arrestuan pesë persona. Në mesin e pesë të dyshuarve, dy janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Arrestimet u bënë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe Policinë e Kosovës.
Archive photo
Të dyshuarit janë arrestuar për një numër të akuzave, duke përfshirë ato për Shpërdorim të pozitës zyrtare, Marrje të mitos, Ushtrim të ndikimit, Dhënie të ndihmës kryerësve të veprës pas kryerjes së veprës, Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe Zhvatje.
Me urdhër të gjykatës janë duke u bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar.