|
12 shtator 2013
Sot, një trup gjykues i përbërë prej tre gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, i shpalli tre persona fajtorë për krim lufte. Personi i katërt është liruar nga akuza.
S.G., Rr.G. dhe H.G. u shpallën fajtorë për krim të luftës kundër popullatës civile për vrasjen e G.B. më 18 qershor 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj. Gjykata i shpalli të pandehurit të pafajshëm për vrasjen e V.B. dhe lëndimin e I.V. dhe M.V. më 18 qershor 1999 në Skenderaj. Gjykata e morri parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe cenimin e paprekshmërisë së qendrës mjekësore për dënimin e secilit prej të pandehurve të dënuar me nga 12 vite burgim.
B.Sh. është liruar nga akuza për ndihmën dhënë kryerësve të krimit pas veprës, për shkak se Gjykata ka vërtetuar se kjo vepër nuk është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm.
Rasti është ndjekë penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).