English Shqip / Srpski

 
Komunikata për media

Një person u shpall fajtor për një rast lidhur me drogë

17 shtator 2013

Një gjyqtar i EULEX-it si kryetar i trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e shpalli fajtor një person për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave të rrezikshme psikotropike. I akuzuari e ka pranuar fajësinë gjatë dëgjimit fillestar, kurse gjyqtari e dënoi atë me një vit e tre muaj burgim si dhe me gjobë në vlerë prej katërqind e pesëdhjetë euro.

Qëndrimi në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej 21 maj 2008 deri më 11 qershor 2009 do të llogaritet si pjesë e dënimit me burg.

Rasti është ndjekur penalisht nga prokurori i Ekipit Mobil të EULEX-it.