17 shtator 2013
Këtë pasdite në Gjykatën Themelore të Prishtinës, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar, i kryesuar nga njëri gjyqtar i EULEX-it i liroi të pandehurit A.K., N.K., N.Sh., N.K., F.L., B.L., Sh.Sh., S.Sh., B.Sh. dhe R.M. nga akuzat për Krimeve të Luftës dhe veprat tjera të ndërlidhura në të ashtuquajturin rasti "Kleçka". Po ashtu, trupi gjykues e ndërpreu masën e paraqitjes në stacionin e policisë për të gjithë të pandehurit dhe urdhëroi që atyre t'u kthehen pasaportat e tyre.
17 Shtator 2013
Në reagim ndaj vendimit të rastit Kleçka, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel tha:
"Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t'i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar".
VIDEO | ||
Download Video (16:9 MP4 Broadcast Resolution) |
Trupi gjykues konsideroi se lënda e Prokurorisë mbështetej kryesisht në dëshminë e dëshmitarit të mbrojtur, A.Z., tani i ndjerë. Megjithatë, trupi gjykues vendosi që dëshmia e tij lidhur me disa çështje të rëndësishme në fjalë, veçanërisht identiteti i personave për të cilët ai pohon se i kanë kryer veprat që u ngarkohen, nuk është vërtetuar me dëshmi të besueshme dhe të pavarura dhe ishte, në fakt, në mospërputhje dhe e kundërshtuar nga dëshmitë tjera. Në përgjithësi, Trupi gjykues vlerësoi se, në aspektet e rëndësishme materiale, dëshmia e A.Z. ishte tërësisht e pabesueshme dhe se do të ishte e pasigurt që të bazoheshin në të për t'i dënuar të pandehurit për veprat nga aktakuza. Aktgjykimi me arsyetimin e plotë do të dorëzohet brenda tridhjetë ditëve.
Po ashtu, trupi gjykues i vlerëson si të vërteta faktet se:
(1) në vitin 1999, UÇK-ja e kishte një qendër ndalimi në fshatin Kleçkë.
(2) Disa të ndaluar ishin keqtrajtuar gjatë mbajtjes së tyre në Kleçkë.
(3) D.T., Zh.F., Zh.T., D.V. dhe B.C. ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KER01 në fshatin Kleçkë.
(4) V.M. dhe N.Gj. ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KEQ01 në fshatin Kleçkë.
(5) A.A., për të cilin A.Z. kishte deklaruar se ishte vrarë gjithashtu në Kleçkë, zyrtarisht llogaritet si i zhdukur.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e EULEX-it.Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.