|
19 shtator 2013
Sot në mëngjes, rreth orës 0730, dy vetura të EULEX-it që i bartnin gjashtë pjesëtarë të tij për të bërë ndërrimin e rregullt në Portën 1 janë qëlluar me armë nga persona të panjohur në afërsi të Komunës së Zveçanit.
Si pasojë e këtij incidenti ka vdekur një pjesëtar i EULEX-it. Task Forca Mitrovica është aktivizuar menjëherë dhe hetimet për këtë vrasje janë duke vazhduar. Zona përreth është bllokuar. Me këtë rast do të bëhet çmos për t'i sjellë kryerësit e kësaj vepre përpara drejtësisë.
EULEX-i e dënon fuqishëm këtë akt qyqar të dhunës kundër pjesëtarit të tij. Ne i bëjmë apel komunitetit lokal dhe kujtdo që mund të ketë qenë dëshmitarë, apo që din ndonjë gjë lidhur me këtë incident që të paraqiten dhe të na kontaktojnë në numrat e telefonit 00381 38 78 5555 ose 00381 38 78 5556.
EULEX-i i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit.