|
25 shtator 2013
Sot, një Prokuror special i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë një personi, i akuzuar për veprën penale krime të luftës kundër popullatës civile.
Personi i pandehur është akuzuar për pjesëmarrje në një grup për të cilin pretendohet se ka dhunuar integritetin trupor dhe shëndetin e përafërsisht 40 meshkujve civil shqiptarë në Fushë Kosovë, në vitin 1999.
Rasti është duke u ndjekur dhe hetuar penalisht nga një prokuror i EULEX-it i Prokurorisë Speciale të Kosovës.