|
25 shtator 2013
Sot, policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimeve të Luftës (NJHKL) i ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për krime lufte kundër popullsisë civile, në lidhje me dhunimin dhe keqtrajtimin e dy femrave shqiptare të Kosovës gjatë konfliktit në Kosovë.
Të dyshuarit do të paraqiten para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata Themelore e Mitrovicës.
Rastin po e heton një prokuror i posaçëm i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).