|
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë e ka miratuar kërkesën e një prokurori të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit të Zh.V. edhe për një muaj. Atij iu vazhdua paraburgimi deri më 29 tetor 2013.
Zh.V. dyshohet për disa vepra (tentim vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo përdorim të paautorizuar të armës, mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, vjedhje e rëndë, pengim i personave zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe mashtrim). Gjykatësi kishte konstatuar se janë shtuar provat lidhur me akuzën për tentim vrasjen e dy policëve. Provat të cilat i janë parashtruar gjyqtarit deri më tani lidhur me këtë akuzë janë mjaft të fuqishme për ta rritur shkallën e dyshimit, por për to kërkohen shqyrtime dhe vlerësime të mëtutjeshme. Në anën tjetër, vazhdon të ekzistojë dyshimi i bazuar lidhur me akuzën për mbajtje në posedim të paautorizuar të armës. Ndërsa, për akuzat tjera është vlerësuar se nuk ka dyshime të bazuara kundër këtij të pandehuri.
Gjyqtari konsideroi se rreziku i arratisjes është i lartë për shkak të lidhjeve të pandehurit me Serbinë, të rrethanave lidhur me akuzat kundër tij dhe trazirave të mundshme që do të mund ta pengonin detyrimin e tij për t'u paraqitur në seancat e ardhshme. Prandaj, gjyqtari erdhi në përfundim se rreziku i arratisjes mbetet në atë nivel për të cilin kërkohet masa e caktuar.
Prokuroria dhe të pandehurit kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimit.