|
Një gjyqtar i procedurës paraprake i EULEX-it në Gjykatën Themelore në Prishtinë e aprovoi kërkesën e një prokurori të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) për t'ia vazhduar paraburgimin N.K. deri më datën 7 janar 2014.
Kelmendi është arrestuar në maj të vitit 2013 në bazë të një urdhri të lëshuar prej një prokurori të EULEX-it nga PSRK-ja, i cili i filloi hetimet lidhur me këtë rast. I pandehuri është duke u hetuar për veprat e krimit të organizuar, vrasjes dhe trafikimit të drogës. Këto janë të njëjtat vepra për të cilat ai është hetuar prej autoriteteve shtetërore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Prokuroria si dhe i pandehuri kanë të drejtën e ankesës kundër këtij vendimi.