|
Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë kundër katër të pandehurve pranë Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Të pandehurit akuzohen për vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, ku përfshihet torturimi dhe dhunimi i dy personave civilë shqiptarë, krime këto që pretendohen të jenë kryer në Vaganicë dhe Likoc gjatë periudhës 1998/1999.
Rasti është duke u hetuar prej një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale Kosovës (PSRK).