|
Sot në mëngjes, në orën 09:00, është kryer një bastisje në dy lokacione në Prishtinë në lidhje me një hetim për vepër penale të frikësimit gjatë procedurës penale (në kundërshtim me nenin 395 të KPK), tentativë e pengimit të të provuarit apo e procedurës zyrtare (në kundërshtim me nenin 28 dhe 394 të KPK) dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës (në kundërshtim me nenin 400 të KPK). Operacionin e bastisjes e ka autorizuar një gjyqtar ndërkombëtar i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Nuk është arrestuar asnjë person. Rastin është duke e hetuar një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).