|
Sot, Shefi i Misionit EULEX, Bernd Borchardt, e përfundoi vizitën zyrtare dyditore në Beograd, ku pati takime me Kryeministrin serb, Ivica Dačić, dhe Zëvendëskryeministrin e parë, Aleksandar Vučić. Borchard gjithashtu u takua me Ministrin e Drejtësisë dhe Administratës Publike, Nikola Selaković, Ministrin pa portofol për Kosovën, Aleksandar Vulin. Në mesin e çështjeve që u diskutuan, më e rëndësishmja ishte çështja e sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme në veriun e Mitrovicës, të cilat do të mbahen të dielën më 17 nëntor.
"EULEX-i së bashku me PK-në dhe KFOR-in do të sigurojnë që më 17 nëntor qendrat e votimit, anëtarët e komisioneve, facilitatorët e OSBE-së si dhe votuesit të sigurohen. Mund të pritet prani më e madhe e ofruesve të sigurisë, të cilët do të kenë mundësi të reagimit të menjëhershëm në rast të ndonjë kërcënimi për sigurinë. Diskutimet që i pata me partnerët e mi në Beograd lidhur me pengimin e mundshëm të procesit të votimit ishin shumë të dobishme, dhe jam ndarë i kënaqur," tha z. Borchardt.
Gjatë vizitës së tij, z. Borchardt gjithashtu u takua edhe me delegacionin e BE-së në Beograd, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me mediat.