English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Shefi i Misionit të EULEX-it në Tiranë


22 nëntor 2013

Shefi i Misionit të EULEX-it Bernd Borchard sot përfundoi vizitën e tij dyditore në Tiranë, ku u takua me Kryeministrin Shqiptar Edi Rama. Borchardt gjithashtu takoi zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë. Ndër çështjet e shumta u diskutuan edhe migrimi dhe trafikimi i paligjshëm i njerëzve, mallrave dhe narkotikëve, përfshirë këtu edhe marihuanën. Shefi i Misionit EULEX theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes policisë, doganës dhe gjyqësorit të Kosovës dhe Shqipërisë.

"Qasja proaktive dhe kontaktet e afërta janë qenësore për luftimin e trafikimit dhe migrimit të paligjshëm," theksoi Borchardt. "Krimi i organizuar është dukuri rajonale dhe duhet të adresohet në baza rajonale. Dua të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për vullnetin e tyre të plotë për bashkëpunuar si dhe mbështetjen e tyre".

Gjatë vizitës së tij, Shefi i Misionit EULEX gjithashtu u takua me Delegacionin e BE-së në Tiranë.