|
Dje, më 25 nëntor 2013, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre qytetar të Kosovës nën dyshimin se kanë frikësuar një dëshmitar gjatë procedurës penale dhe kanë penguar të provuarit, në kundërshtim me nenin 395 dhe 394 të Kodit Penal të Kosovës.
Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të urdhrit të një prokurori ndërkombëtar nga ekipi mobil.
Dyshimi se këta persona kanë kryer këto krime është ngritur gjatë një hetimi që është në vazhdim, si rezultat i të cilit, më 7 nëntor 2013 ishte arrestuar ish Kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Personat e arrestuar do të intervistohen nga prokurori, i cili ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre.