|
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore, Gjykata Themelore në Prizren ka urdhëruar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për tre personat e arrestuar për frikësim të dëshmitarit.
Të hënën, më 25 nëntor 2013, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë arrestuar tre qytetarë të Kosovës të dyshuar për frikësimin e një dëshmitari gjatë procedurës penale dhe pengimin e të provuarit, që përbënë shkelje nga nenet 395 dhe 394 të Kodit Penal të Kosovës. Dyshimi se personat e arrestuar i kanë kryer këto krime është ngritur nga një hetim që është duke u zhvilluar, ku më 7 nëntor 2013 qe arrestuar ish kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës.