|
Sipas vlerësimit preliminar lidhur me raundin e dytë të zgjedhjeve komunale të 1 dhjetorit në Kosovën veriore, të tre ofruesit e sigurisë, përfshirë Policinë e Kosovës (PK), EULEX-in dhe KFOR-in, i kanë përmbushur detyrat e veta në mënyrë profesionale. Siguria në veri gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në pjesën veriore të Mitrovicës, dhe gjatë rivotimit të pjesshëm në Zveçan, është garantuar, dhe PK-ja, KFOR-i dhe EULEX-i, në rolet e veta si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, e kanë siguruar mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për gjithë njerëzit e Kosovës, në përputhje me mandatet e veta.
"Jam shumë e kënaqur me rregullsinë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune. Edhe këtë herë patëm një bashkërendim të shkëlqyeshëm mes EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së", tha Joelle Vachter, ushtruese e detyrës së Shefit të Misionit EULEX në Kosovë.