|
Gjykata e Apelit, në një trup gjykues të përbërë prej gjykatësve vendës dhe ndërkombëtarë, i ka refuzuar të shtatë ankesat e paraqitura nga avokatët mbrojtës kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit dhe kërkesat për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për personat e pandehur për një rast të krimeve të luftës.
Gjykata i ka refuzuar ankesat si të pabaza dhe e ka konfirmuar vendimin e gjykatësit kryesues nga Gjykata Themelore në Mitrovicë të datës 22 nëntor 2013 për vazhdimin e paraburgimit