|
Pas gjykimit, të ndjekur penalisht nga një gjyqtar ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore, sot një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prizren dënoi të pandehurin N.K., për vrasje, neni 146, dhe për vrasje në tentativë që ka pasur për pasojë lëndim të lehtë trupor, neni 146 në lidhje me nenin 20 dhe nenin 53(1) dhe (2) të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, dhe e dënoi atë me njëmbëdhjetë (11) vjet burgim.
U konstatua që N.K. shtiu në viktimën 25 vjeçare dhe e vrau atë më 2 shkurt 2011 në Prizren dhe duke e bërë këtë i tejkaloi limitet e vetëmbrojtjes së domosdoshme. Po ashtu u konstatua që ai shtiu në babanë e viktimës, me qëllim që ta vrasë atë, që pati për pasojë lëndime të lehta trupore.
Rastin është duke e hetuar një ekip i përbërë nga një prokuror ndërkombëtar dhe një prokuror i shtetit nga Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.