English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Një i dyshuar për plaçkitje të armatosur ekstradohet në Kosovë

09 dhjetor 2013

Me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), autoritetet e Shqipërisë e kanë ekstraduar në Kosovë E.G..

Download Broadcast Resolution (.MP4)

E.G. dyshohet për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal që kishte kryer një plaçkitje të armatosur në Mbretërinë e Bahrain-it , në shtator të këtij viti, që përfshinte vjedhjen e stolive (orë dore luksoze) në vlerë prej më shumë se 1.1 milion euro.

"PSRK-ja dhe Policia e Kosovës janë duke e hetuar këtë rast bashkërisht dhe arsyeja pse ne gjendemi në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është për të pranuar të dyshuarin", tha prokurori ndërkombëtar nga PSRK-ja, Robert Kucharski.

I dyshuari dhe anëtarët tjerë të grupit akuzohen për shtrëngim dhe sulm serioz, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhe për pjesëmarrje direkte në një grup të organizuar i cili kishte kryer një plaçkitje të rëndë.

 

I dyshuari qe arrestuar në Shqipëri, më 17.09.2013, në bazë të një Fletëkërkimi të lëshuar nga Interpoli.