|
11 dhjetor 2013
Dje, me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), gjyqtari ndërkombëtar i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të dyshuarin E.G..
E.G., i cili u ekstradua nga Shqipëria më 9 dhjetor 2013, dyshohet se ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal, i cili e ka kryer një plaçkitje të armatosur në Mbretërinë e Bahreinit në muajin shtator të këtij viti, ku përfshihet vjedhja e stolive (orë dore luksoze) në vlerë prej mbi 1.1 milion euro.
Ky i dyshuar dhe pjesëtarët tjerë të grupit akuzohen për shtrëngim dhe sulm të rëndë, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në një grup të organizuar, i cili ka kryer një plaçkitje të rëndë. Ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 8 janar 2014.