|
12 dhjetor 2013
Sot, një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër njëmbëdhjetë pjesëtarëve të Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës (më parë e njohur si "ROSU").
Të pandehurit akuzohen për Keqtrajtim gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ose autorizimit publik, në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 198 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal; për Sulm, në kundërshtim me paragrafët 1,2 dhe 3 të nenit 187 në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal, dhe për Kanosje, në kundërshtim me paragrafin 4 në lidhje me paragrafin 1 të nenit 185 të Kodit Penal.
Akuzat kanë të bëjnë me pohimet për dhunën e ushtruar nga njëmbëdhjetë pjesëtarët e PK-së kundër dhjetë të paraburgosurve serbë të Kosovës, tani palë të dëmtuara, më 8 janar 2013. Dhjetë palët e dëmtuara serbë të Kosovës qenë arrestuar nga policët e PK-së më 7 janar 2013, Krishtlindjet Ortodokse, janë mbajtur në paraburgim për një natë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe janë liruar më 8 janar 2013 pas seancës dëgjimore në Gjykatën për Kundërvajtje në Prishtinë. Dhuna e pohuar ka ndodhur më 8 janar 2013 derisa ata po transportoheshin nga pjesëtarët e Njësisë për Operacione Speciale të Policisë së Kosovës prej Qendrës së Paraburgimit për në Gjykatën për Kundërvajtje, si dhe në Gjykatën për Kundërvajtje.
Hetimet janë kryer nga një ekip i përbashkët i hetuesve nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe të Policisë së EULEX-it nën drejtimin e një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore.