|
13 dhjetor 2013
Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore më 11 dhjetor 2013 e ka pranuar aktgjykimin për rastin kundër M.K., B.K. dhe E.K., të cilën janë dënuar me 20, 9 dhe 7 vjet burgim për përfshirjen e tyre në gjuajtjen me armë ndaj I.K., A.K. dhe A.K.. Në këtë incident, i cili kishte ndodhur më 6 gusht 2011 në fshatin Gracë në komunën e Vushtrrisë, I.K. dhe A.K. patën mbetur të vrarë kurse A.K. kishte pësuar lëndime në qafë.
Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e parashtruara nga B.K. dhe E.K., si dhe e vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës. Me këtë rast, Gjykata e Apelit i ndryshoi kualifikimet juridike kundër M.K. dhe e dënoi atë me një dënim të përgjithshëm prej 25 vjet burgim.
Rastin e ka ndjekur penalisht një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore me seli në Prishtinë.