|
19 dhjetor 2013
Sot, Shefi i Misionit EULEX Bernd Borchardt u takua me përfaqësuesin e përkohshëm komunal të Zveçanit, z. Dragan Nedelkovic dhe kryetarin e sapo zgjedhur të komunës së Zveçanit, Vuçina Jankovic. Borchardt e uroi z. Jankovicin për zgjedhjen e tij si kryetar i komunës. Ai tha se pret të ketë marrëdhënie konstruktive ndërmjet zyrës së tij dhe EULEX-it.
"Jam shumë i kënaqur me takimin që e pata me z. Jankovic i cili ka treguar interesim për çështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Jam i bindur që kjo do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe do të sigurojë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët", tha Borchardt.
Në mesin e çështjeve që u diskutuan ishte bashkëpunimi me aktorët ndërkombëtarë, gjendja e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe mbështetja e EULEX-it për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja.