|
26 dhjetor 2013
Dje, një gjyqtar i procedurës paraprake, në Gjykatën Themelore në Prishtinë e ka refuzuar kërkesën e një prokurori vendas të Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës prej një muaji paraburgim për tetë persona, përfshirë edhe dy zyrtarë policorë të Kosovës, të dyshuar për krim të organizuar, kontrabandë mallrash, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje apo dhënie ryshfeti. Gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi që kërkesa e prokurorit nuk përmbante fakte dhe dëshmi të mjaftueshme, që kërkesa ishte shumë e përgjithësuar dhe nuk i pasqyronte sa duhet rolet apo veprimet e të akuzuarve veç e veç. Meqë gjyqtari i procedurës paraprake nuk ishte i bindur se masa e paraburgimit do të ishte proporcionale, ai urdhëroi masa më të lehta të paraqitjes në stacionin policor dy here në javë dhe konfiskimin e përkohshëm të dokumenteve të udhëtimit të akuzuarve për ta siguruar praninë e tyre gjatë procedurave gjyqësore.