|
30 dhjetor 2013
Një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore, të premten më 27 dhjetor 2013, e ka ngritur një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Ferizaj kundër shtatë shtetasve të Kosovës. Aktakuza përfshin akuzat Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit, në kundërshtim me Nenin 339 të Kodit Penal të vjetër; Marrja e ryshfetit, në kundërshtim me Nenin 343 të Kodit Penal të vjetër; Ushtrimi i ndikimit, në kundërshtim me Nenin 431 të Kodit Penal të tanishëm; Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre, në kundërshtim me Nenin 386 të Kodit Penal të tanishëm dhe Mbajtja në pronësi, në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve, në kundërshtim me Nenin 374 të Kodit Penal të tanishëm. Në mesin të pandehurve janë edhe dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Ferizaj.
Hetimet janë kryer nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, të udhëhequr nga një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore në.
Bashkë me aktakuzën, prokurorët kanë parashtruar edhe një kërkesë për vazhdimin e paraburgimit për katër të pandehur, si dhe masën e paraqitjes në stacionin e policisë për një të pandehur.