English Shqip / Srpski

Komunikata për media

Fillon gjykimi në rastin e "Tokave"

21 Janar 2014

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, filloi gjykimi kryesor i dhjetë të pandehurve të cilët gjykohen për kryerje të pretenduar të veprave që i ngarkojnë ata me nxjerrjen e vendimeve të paligjshme ose me dhënien e ndihmës për nxjerrjen e këtyre vendimeve ligjore të paligjshme. Rasti ka të bëjë me tokën në pronësi shoqërore e cila ju është bartur pronarëve privatë me mashtrim, duke i përfshirë tetë gjyqtarë vendas dhe dy përfaqësues ligjorë.

 

Prokuroria pohon se gjatë periudhës ndërmjet vitit 2006-2007, O.J., S.M., Sh.Sh. dhe T.M., në pozitën e tyre si gjyqtarë në Gjykatën Komunale të Prishtinës, dhe Rr. R., E.A. dhe F.B. në pozitën e tyre si gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë (si gjyqtarë të shkallës së dytë), me qëllim që të sigurojnë përfitim material të paligjshëm për vete, nxorën vendime të paligjshme në 15 raste të tokës në lidhje me Ndërmarrjet Shoqërore (NSH) në Kosovë, duke e kryer kështu veprën penale të Nxjerrjes së Vendimit të Paligjshëm Gjyqësor.

Për më tepër, prokuroria i ka akuzuar tre të pandehur për veprën penale të Dhënies Ndihmë në Nxjerrjen e Vendimit të Paligjshëm Gjyqësor, sepse gjatë periudhës nga viti 2006 deri më 2007, i pandehuri N.U., në cilësinë e tij si Kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë, H.B., si përfaqësuese ligjore e NSH-së, dhe G.G., si përfaqësues ligjor i paditësve, kanë ndihmuar në kryerjen e veprave penale duke e lehtësuar kryerjen e krimit.

Rastin është duke e ndjekur penalisht një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).