|
28 janar 2014
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), sot në mëngjes një gjykatës ndërkombëtar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës ka urdhëruar një muaj paraburgim për O.I., i cili dyshohet për krime lufte dhe vrasje të rëndë.
Me marrëveshje paraprake në mes të prokurorit ndërkombëtar të PSRK-së dhe përfaqësuesit ligjor të O.I., dje ai është paraqitur vullnetarisht në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut. Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, O.I. u arrestua dhe u dërgua para gjykatësit ndërkombëtar të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.