|
31 janar 2014
Sot, një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror i Prokurorisë së Shtetit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë ngritur një aktakuzë kundër dy qytetarëve të Kosovës.
Të pandehurit akuzohen për zhvatje në bashkëkryerje, në kundërshtim me nenin 267, në lidhje me nenin 23 të ish-Kodit Penal të Kosovës (KPK), i cili aktualisht sanksionohet sipas nenit 340, në lidhje me nenin 31 të KPK; dhe ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje në kundërshtim me nenin 345, në lidhje me nenin 23 të ish-KPK, i cili aktualisht sanksionohet me nenin 431, në lidhje me nenin 31 të KPK.
I akuzuari, ndërmjet muajve korrik dhe shtator 2012, e ka kërcënuar me vrasje një person për ta detyruar atë që t'i sigurojë 30.000,00 (tridhjetë mijë) euro ose një veturë të tipit BMW X5, në mënyrë që të ushtrojë ndikim të paligjshëm në procesin e vendimmarrjes në komunë për ndryshimin e statusit të një pjese të tokës prej "hapësirë e gjelbër" në "hapësirë për ndërtim".
Hetimet kundër personit të tretë janë ndërprerë më 14 janar 2014.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një ekip i përbashkët i përbërë prej një prokurori ndërkombëtar dhe një prokurori vendas nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.