|
5 shkurt 2014
Mbrëmë, D.D., është paraqitur vullnetarisht para Shefit të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK) në Leshak, veri të Kosovës, dhe më pas është arrestuar me urdhër të një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së.
I dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për: (1) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të " Rojave të Urës"; (2) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të "Rojave të Urës"; dhe (3) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të " Rojave të Urës".
Sot, i dyshuari do të paraqitet për intervistim para një prokurori ndërkombëtar të PSRK-së.