|
6 shkurt 2014
Me kërkesë të një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), një gjyqtar ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar një muaj paraburgim për D.D., i arrestuar më 4 shkurt. Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ka gjetur se ekziston rreziku substancial që i pandehuri të ikë nga hapësira e juridiksionit dhe se po ashtu ekziston rreziku konkret i kërcënimit të dëshmitarëve.
I dyshuari, duke vepruar në cilësi të komandantit të policisë në Mitrovicë në vitin 1999/2000, akuzohet për: (1) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të " Rojave të Urës"; (2) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, e që kishte rezultuar me shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, të kryera në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të "Rojave të Urës"; dhe (3) nxitje për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë me paramendim duke i privuar nga jeta personat tjerë për shkak të motivit nacional, të kryer në bashkëpjesëmarrje me O.I., udhëheqësin e pretenduar të " Rojave të Urës".
Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi.