|
7 shkurt 2014
Dje (e enjte), një gjyqtar ndërkombëtar në Gjykatën Themelore të Prishtinës e caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për tre të pandehur të akuzuar në lidhje me pretendimet për sigurimin e kundërligjshëm të vizave Schengen nga Ambasada e Italisë në Kosovë. Njëri nga të pandehurit, U.R. është deputet i Kuvendit të Kosovës. Gjashtë të pandehurve të tjerë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Ndërsa, në lidhje me të pandehurin e dhjetë nuk është caktuar ndonjë masë kufizuese. Të gjithë të pandehurit akuzohen për veprën e Krimit të Organizuar në lidhje me veprat Shpërdorim i Pozitës Zyrtare, Ushtrim i Ndikimit dhe Mashtrim.
Rasti është duke u ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.